Përbërësit
- 150 gr oriz për rizoto
- 1 qepë e grirë imët
- 1/4 gotë verë të bardhë
- 500 ml lëng perimesh
- 1/2 lugë çaji pistil shafrani
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle djathë parmixhano të grirë.
Udhëzimet
- Vendosni që një natë më parë pistilat e shafranit në 1 filxhan kafeje me ujë, që të nxjerrin mirë ngjyrën .
- Në një tigan, vendosni gjalpin të shkrijë dhe shtoni qepën të skuqet.
- Shtoni orizin dhe skuqeni për 1 minutë në temperature te lartë.
- Shuajeni me verë dhe lëreni të avullojë .
- Shtoni pak lëng perimesh të nxehtë dhe uleni flakën në minimum.
- Llogariteni ta hidhni lëngun e nxehtë në disa pjesë, pra pasi të jetë duke shteruar.
- Shtoni pjesën tjetër të lëngut, i cili duhet të jetë gjithë kohën i nxehtë dhe ta mbulojë orizin.
- Kullojini pistilat dhe nxeheni lëngun. Shtojeni tek rizoto kur të hidhni garuzhden e fundit të lëngut të perimeve.
- Kur të jetë duke shteruar lëngu, fikeni zjarrin, shtoni djathin e grirë dhe gjalpin.
- Përziejeni dhe lëreni 2 minuta të mbuluar me kapak përpara se ta shërbeni.
- Ju bëftë mirë!