Rizoto me perime

Pasta dhe rizoto

Përbërësit

300 gr oriz

200 gr lloje të ndryshme perimesh si spec i kuq e jeshil, patëllxhan, kungull i njomë, domate, presh

Lëng perimesh

1/2 gotë verë e bardhë

1 lugë Mascarpone

1 lugë gjalpë

100 gr djathë kaçkavall

4 thelpinj hudhre

4 qepujka

1 tufë borzilok

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Udhëzimet

1.Lajmë perimet dhe i presim në kube.

2.Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën. Shtojmë orizin.

3.E shuajmë me verë të bardhë dhe fillojmë të shtojmë perimet.

4.Shtojmë gradualisht lëngun e perimeve, duke e përzier vazhdimisht.

5.Pas 10 minutash shtojmë Mascarponen, djathin kaçkavall, gjalpin, kripën, piperin, borzilokun.

6.I ziejmë edhe për 3 minuta dhe rizoto është gati për t’u shijuar.

VARCOSIN
*Dergesa ne Shqiperi dhe Kosove brenda 24 oreve.
Porosit ketu per Shqiperi : https://bit.ly/3k5rOll
Porosit ketu per Kosove : https://bit.ly/2Zz7AXB