Rizoto me midhje dhe verë të bardhë

Gatime Deti, Pasta dhe rizoto
  • Serviret për (persona):3 Persona

Përbërësit

  • 500 gr midhje
  • 250 gr oriz
  • 1 qepë
  • Gjalpë
  • 0.5 l verë e bardhë
  • 1 limon
  • 1 Lëng vegjetal
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelpi hurdher
  • Vaj ulliri
  • kripë,
  • Piper.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Pastroni midhjet, edhe guaskat, më pas shtoni verën e bardhë, 3-4 gjethe majdanoz dhe thelbin e hurdhës.
  2. Mbuloni enën dhe ziejini midhjet me zjarr të lartë për rreth 5 minuta, derisa midhjet të hapen, kulloni lëngun dhe mbajeni në një anë.
  3. Prisni në shirita të hollë lëkurën e limonit pasi ta keni larë dhe shtrydhni lëngun.
  4. Vini në një enë qepën dhe skuqeni me flakë të ulët me 4 lugë vaj.
  5. Shtoni orizin dhe përzieni për 2-3 minuta.
  6. Shtoni lëngun e gjysmës së limonit dhe vazhdoni gatimin duke i shtuar herë pas here lëngun vegjetal dhe duke e përzier.
  7. Grini hollë pjesën tjetër të majdanozit.
  8. Rreth dy minuta para se të fikni furrën bashkoni midhjet, lëkurën e limonit dhe pak gjalpë.
  9. Përziejini, fikni zjarrin dhe mbulojeni me kapak enën,
  10. lëreni për 2-3 minuta, aromatizojeni me piper dhe majdanoz.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *