Rizoto me dardhë e arra

Pasta dhe rizoto

Përbërësit:

300 gr oriz

2 dardhë

50 gr arra

100 ml verë e bardhë

Bordo perimesh

4 lugë gjelle parmixhano i grirë

20 gr gjalpë

2 lugë gjelle vaj ulliri e.v

Piper

1 qepë

Përgatitja:

Prisni imët qepën dhe skuqeni në zjarr të ngadaltë me pak vaj ulliri dhe dy lugë ujë.

Në një tigan tjetër, piqni orizin për disa sekonda dhe më pas shtoni qepët e skuqura dhe verën e bardhë. Pasi vera të avullojë, shtoni disa garuzhde nga bordoja e nxehtë. Përziejini dhe lërini për 10 minuta duke shtuar pak nga pak bordo të nxehtë derisa orizi të jetë gatuar.

Shtoni dardhët e prera në kube dhe arrat. Përziejeni rizoton me gjalpin dhe parmixhanon e më pas shtoni pak piper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *