Rizoto 4-djathërat

Pasta dhe rizoto

Perberesit:

  • 350 gram oriz për rizoto
  • 50 gram djathë kaçkavall deleje
  • 50 gram djathë gorgonxola
  • 50 gram djathë parmixhano ose grana
  • 1-2 lugë pana për kuzhinë
  • 1/2 qepë e vogël
  • 70 gram gjalpë
  • 1 litër lëng perimesh
  • 1 gotë verë të bardhë në temperaturë ambienti
  • pak piper të zi të sapo bluar

Pergatitja:

  • Grijmë hollë qepën dhe e përziejmë me gjalpin në zjarr shumë të ulët. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa kokrrat e orizit ta kenë thithur të gjithë yndyrën.
  • E shuajmë të gjithë përbërjen me verën e bardhë, shtojmë nxehtësinë dhe presim derisa të avullojë alkooli i verës.
  • Shtojmë pak e nga pak lëngun e perimeve duke pasur kujdes të mos shtojmë garuzhden e dytë, nëse e para nuk është thithur nga masa e arritur.
  • Në momentin qe rizoto është drejt përfundimit, shtojmë djathërat e grirë dhe pak pana për ta bërë rizoton më kremoze.
  • E fikim zjarrin, i vendosim kapakun rizotos dhe e lemë të ftohet për rreth 5 minuta. E shërbejmë të ngrohtë të spërkatur me pak pipër të zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *