Receta tradicionale per bukën e Pashkës

Brumera

Përbërësit: • 1 kg miell • 5 kokrra vezë • 300 gr sheqer • 200 gr gjalpë i shkrirë •250 gr miell• 3 paketa maja të vogla 10gr (30gr) • 1 lugë kafeje kripë • 1 gotë uji me qumësht të vakët • (200gr)lëkurë të grirë të 1 kokrre portokalli • 1 të verdhë veze për lyerjen nga sipër para pjekjes.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja: Marrim miellin në fillim dhe e përziejmë bashkë me majanë dhe qumështin e vakët, dhe e lëmë në një vend të mbuluar të vijë për 20 minuta. Në një enë tjetër marrim vezët, sheqerin, kripën dhe miellin që na mbeti dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Marrim masën e përgatitur më përpara pasi kanë kaluar 20 minuta dhe i përziejmë bashkë. Hedhim ngadalë gjalpin e shkrirë deri sa të na bëhet një brumë i butë. E lëmë të mbuluar deri sa të vijë dyfishi i brumit. Në momentin që brumi ka ardhur dyfish e përgatisim në forma të ndryshme. Marrim tavën dhe e lyejmë me gjalpë. Vendosim brumin e bërë në forma. Pasi i kemi vendosur të gjitha format e bëra në tavë,  e vendosim në furrë dhe lëmë deri sa të fryhen prapë. Në momentin që brumi ka ardhur, marrim një të verdhë veze dhe i lyejmë nga sipër me një furçë kuzhine. I pjekim në temperaturën 150° për 35-40 minuta. Ju mund të vendosni vezë në mes të brumit, kjo varet nga dëshira juaj.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *