Përbërësit:
700 gr mish qengji i freskët (ose mish pule)
150 gramë gjalpë
4 kokrra vezë të freskëta
1200 ml kos i freskët
3 lugë gjelle miell
Një filxhan i vogël kafeje me oriz
Kripë
Piper
Përgatitja e Mishit:
Si fillim bëjmë gati mishin. E pastrojmë mirë me ujë të bollshëm dhe e vendosim të prerë në copa në tavë.
Më pas, të gjitha copat e mishit t’i lyeni përmes një furçe me gjalpë dhe t’u hidhni pak kripë sipër dhe një një gotë me ujë.
I vendosim në furrë që të piqen dhe i lëmë derisa të marrin ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.
Pasi është pjekur e heqim nga furra dhe përgatisim salcën.
Përgatitja e salcës me kos :
Kujdesemi që ujin e mbetur në tavën e mishit të pjekur ta heqim mënjanë pasi do të përdoret për përgatitjen e kosit
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin.
Hedhim miellin dhe e kaurdisim bashkë me gjalpin.
Në momentin që mielli zverdhet pak, shtoni me ngadalë lëngun e mishit (të cilit i hedhim edhe gjysmë gote ujë shtesë)
Trazojmë me lugë druri dhe pa ndalesë në mënyrë që të shmangim krijimin e kokërrizave.
Pasi masa bëhet e njëtrajtshme e lëmë të vlojë pak dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Më pas, në një tas hedhim hedhim vezët dhe i rrahim fort derisa të njëtrajtësohen.
Shtojmë kripën, pak gjalpë, piperin dhe kosin dhe i përziejmë të gjitha bashkë.
Më pas, shtojmë salcën me miell dhe vijojmë t’i përziejmë derisa masa të jetë unison.
Përgatitja e tavës:
Në tavën ku kemi mishin pjekur hedhim orizin, e shpërndajmë në të gjithë tavën në mënyrë të rregulltë.
Përzjejmë edhe mishin nga të dyja anët me oriz dhe në të gjithë tavën shtrojmë salcën e përgatitur të kosit.
Sipër i hedhim pak gjalpë të prerë në copëza të vogla.
Ndërkohë sigurohemi që furra të jetë e nxehtë në 2o0 gradë dhe fusim tavën të piqet përreth 30 minuta derisa në sipërfaqe të marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Pasi fikim furrën, tavën e lëmë edhe pak për t’u mpiksur mirë në nxehtësinë e sobës e më pas e servirim të ngrohtë.