Receta origjinale e përgatitjes së fasuleve

Pjata kryesore

Përbërësit:

1 karotë

1 qepë

1 spec

2 e gjysmë filxhanë çaji me fasule (ose një grusht me fasule për çdo person)

2 lugë gjelle salcë domateje

3-4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Pipër i zi

Rigon

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2MC4Zte
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2O4LGsL

Përgatitja:

Amvisat e dinë që nëse fasulet nuk i lini në ujë mëparë, ato mezi do të ziejnë.

Ndaj ky hap është shumë i rëndësishëm.

Pra merrni fasulet dhe lërini në një tas me ujë të ftohtë për 3-4 orë.

Ose nëse dëshironi mund t’i lini dhe përgjatë natës e t’i përgatisni ditën tjetër.

Pasi koha të ketë kaluar, shpëlani me ujë të rrjedhshëm.

Ndërkohë lani dhe qëroni perimet që janë të përcaktuara në recetë.

Karotën thjesht priteni në gjysmë, po ashtu edhe me qepën dhe specin.

Futini të gjitha perimet bashkë e fasulet në një tenxhere dhe mbusheni atë me ujë.

Vendoseni në zjarr dhe shtojini 2 lugë gjelle me vaj ulliri.

I lini të ziejnë në zjarr mesatar derisa të shihni që fasulet të jenë çarë.

Ose mjafton dhe që t’i provoni në janë zbutur aq sa duhet.

Kur fasulet të kenë zierë, në një pjatë merrni perimet; karotën, qepën dhe specin.

Shtypini në formën e një salcë duke përdorur kulloren e makaronave dhe një lugë.

Nëse dëshironi një rezultat më të shpejtë përdorni dhe blenderin e perimeve.

Në zjarr vendosni një tigan me dy lugë gjelle vaj dhe lëreni që të ngrohet pak.

Tani shtoni dy lugë gjelle salcë domateje dhe t’i jepni një skuqje të lehtë.

Bashkoni tek salca dhe atë që përgatitët me perimet e ziera.

Lëreni në zjarr derisa të shikoni që në sipërfaqe të krijohen disa bulëza dhe vaji të dallohet mbi salcën.

Këtë salcë hidheni tek fasulet që i keni lënë në zjarr të ngadaltë.

Përziejeni me një lugë druri dhe kur fasulet të kthejnë valë shtoni erëzat.

Kripa dhe piperi janë ato baziket, ndërsa rigoni i jep një shije krejtësisht të veçantë.

Por nëse ju dëshironi mund t’i hidhni edhe pak spec djegës, pasi kështu e do tradita.

Ju sugjerojmë t’i konsumoni të ngrohta duke i shoqëruar me sallatë me lakër të bardhë, bukë misri ose pilaf.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p

Articles You May Like

Patate furre me limon dhe rozmarinë
Tullumba me sheqer dhe kanellë
Çomlek me patëllxhanë dhe mish viçi
Kek me mollë dhe portokalle
Zupa me qumësht dhe biskota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *