Receta e thjeshtë e kungullit me djathë

Vegjetariane

Furrën ngroheni në 200 gradë. Tavën lyejeni me gjalpë. Në një enë bëni bashkë hudhrën pluhur dhe piperin cayenne bashkë me shtalpën për gatim. Gjysmën e kungullit të prerë vendoseni në tavën për pjekje, kriposeni dhe piperoseni. Sipër kungullit të renditur hidhni ¼ filxha parmexhan dhe ¾ e lugëzës me sherebelë të thatë. Shtroni edhe shtresën tjetër me kungullin e prerë dhe edhe këtë kriposeni e piperoseni. Masën me shtalpë hidheni mbi kungullin e përgatitur dhe hidhini gjithashtu pjesën e mbetur të sherebelës. Mbulojini me folie alumini dhe vendosini në furrën e nxehtë derisa të zbuten ose për 55 minuta.

Pastaj largojani folien e aluminit, hidhini djathin e grirë në rende dhe spërkateni me pjesën e mbetur të djathit parmexhan. Kthejeni në furrë derisa të shkrijë djathi dhe kungulli të marrë një ngjyrë të bukur të artë (për 6-10 minuta).

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2Mhvq7i
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3dGh9MD

Articles You May Like

Kokteil Mai Tai
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Penne me ton dhe ullinj
Supë kremoze me fasule të bardha
Pica 4 stinet