Reçel me boronica

Gliko (recel)

Përbërësit

2kg boronica

1.2kg sheqer

Lëngu i 1 limoni

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Duke qenë se boronicat mbajnë shumë gjethe apo shkopinj të vegjël, duhen larë mirë para se t’i përdorni për recetat tuaja.

T’i vendosi në një tas apo enë të thellë dhe t’i mbushni me ujë.

Për të shtuar efektin e pastërtisë mund të hidhni pak uthull molle ose sodë buke.

Ndryshojeni ujin dhe më pas kullojini boronicat në një tenxhere.

T’i mbuloni me sheqer dhe t’i përzieni duke treguar kujdes që të mos i çani.

Vendosni në zjarr të ngadaltë dhe lërini që të ziejnë ngadalë.

Pas gjysmë ore në sipërfaqen e tenxheres do të jetë formuar një shkumë e bardhë.

Me një lugë mund ta hiqni, pasi kjo shkumë formohet nga sheqeri dhe nëse e lini reçeli do të krijojë kokrriza të ngurta karameli.

Kur të shikoni që lëngu i reçelit të fillojë të mpikset, të shtoni lëngun e limonit.

Lëngu limonit është perfekt për të shmangur sheqerosjen e reçelit, pra krijimin e kokrrizave si karamel.

Gjithashtu ai i jep edhe një shije shumë të mirë reçelit të boronicës.

Pasi të keni shtuar limonin lëreni reçelin të ziejë edhe për 5-7 minuta të tjera dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Kalojeni të ngrohtë në kavanoza dhe mbyllini me kapak. Për disa minuta lërini përmbys sa të largohet ajri ose mund t’i fusni po përmbys në një tenxhere me shumë pak ujë.

Kur të jetë ftohur reçeli vendoseni në frigorifer dhe mund ta ruani gjatë gjithë vitit.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *