Reçel limoni

Gliko - Recel

Përbërësit

2 kg sheqer

2 kg limon

2 bishtaja vanilje

2 karafila

1 filxhan çaji me ujë

Udhëzimet

1.Grijmë lehtë me rénde lëkurën e limonëve, derisa t’u hiqet cipa e verdhë që të mos e hidhërojë.

2.Më pas i presim limonët hollë, pa forma të caktuara, dhe i shtypim pak me duar që t’u dalë lëngu (për reçelin nuk do të përdorim lëngun).

3.I kullojmë dhe i vendosim copat e limonëve në tenxheren ku do t’i ziejmë. Shtojmë në të sheqerin, vaniljen, karafilin, ujin dhe i lëmë të ziejnë në temperaturën më të ulët për 3 orë.

4.E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E vëmë sërish në zjarr shumë të ulët ditën tjetër, derisa të trashet.

VARCOSIN
*Dergesa ne Shqiperi dhe Kosove brenda 24 oreve.
Porosit ketu per Shqiperi : https://bit.ly/3k5rOll
Porosit ketu per Kosove : https://bit.ly/2Zz7AXB

Articles You May Like

Receta Gatimi