Përbërësit
2 kg sheqer
2 kg limon
2 bishtaja vanilje
2 karafila
1 filxhan çaji me ujë
Udhëzimet
1.Grijmë lehtë me rénde lëkurën e limonëve, derisa t’u hiqet cipa e verdhë që të mos e hidhërojë.
2.Më pas i presim limonët hollë, pa forma të caktuara, dhe i shtypim pak me duar që t’u dalë lëngu (për reçelin nuk do të përdorim lëngun).
3.I kullojmë dhe i vendosim copat e limonëve në tenxheren ku do t’i ziejmë. Shtojmë në të sheqerin, vaniljen, karafilin, ujin dhe i lëmë të ziejnë në temperaturën më të ulët për 3 orë.
4.E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E vëmë sërish në zjarr shumë të ulët ditën tjetër, derisa të trashet.