Rasenik – Pite me laker te bardhe

Brumera
Raseniku eshte lloj i pites, gatim i njohur dhe i perhapur  ne shum vende te Kosoves.
Perberesit:

Brumi:1kg. Miell

0.5L Uje

1 luge gjelle krip

200 gr gjalpe

1 koke lakre te bardhe mesatare

200 gr maze

1 gote qumshte

1 luge gjelle krip

Pergatitja:
Ujit me krip ua shtojme miellin (se pari afer 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjer sa te fitojme brum homogjen, mesatarisht i forte). Brumin e formuar  e ngheshim dhe e  ndajme ne 20-22 sopeza me madhesi te vese, I ngjeshim nje nga nje kuleçet dhe I leme te mbuluar me picete kuzhine 10- 20 min. Keshtu brumi eshte i gatshem per pite.
Lakren e grime e zijme 15 min. e kullojme mire ( e ndrydhim me duar deri sa e leshon langun) mandej ia shtojme nje gote qumshte, nje luge krip dhe mazen.

Brumin e pites  e ndajme ne dy vende nga 11  kuleqe. Kuleqte i t’hollojme dhe i reshtojme  nje mbi nje duke i lyer secilin me nga nje luge yndyre . Ne njerin katmere me 11 kuleqe, qe e shtrijme mbi tepsine e lyer me yndyre e vendosim yçin me lakere,  pastaj sipri e shtrijme katmerin tjeter dhe e formojme  rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmereve. Raseniku pjeket  per afer 40 min. dhe servohet  me turshi e posaqerisht domate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *