Qofte peshku 

Gatime Deti

Përbërësit:

1 qepë

2 thelpinj hudhër

1 lgj lëng limoni

1 lgj lëkurë e grirë limoni

½ tufë nenexhik

100 gr bukë e thërrmuar

300 gr peshk pa hala

Kripë, piper, rigon

Vaj për skuqje

Për salcën:

160 gr mjaltë

120 gr mustardë

1 lgj lëng limoni

1 lgj soja

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën dhe hudhrën e grirë shumë imët derisa të karamelizohen. Më pas vendosim në një tas peshkun e grimcuar në pjesë të vogla dhe qepën e kaurdisur. E kalojmë pak në mikser dhe më pas e bashkojmë me bukën e grirë, nenexhikun dhe lëkurën e grirë të limonit. Shtojmë vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper, rigon. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas realizojmë toptha të vegjël, të cilat i skuqim në temperaturë mesatare sa të marrin një faqe dhe më pas i kalojmë për 10 minuta në furrë.

Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese të qofteve me mjaltë, mustardë, pak lëng limoni dhe soja. Ju befte mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *