Qofte me salcë arrash

Antipasta

Përbërësit :

(Përbërësit më poshtë janë për 3-4 persona)

500 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

4-5 thelpinj hudhra

1 kokërr vezë

Gjysmë filxhan çaji me arra të shtypura

Një lugë gjelle majdanoz

Dy lugë gjelle miell

Gjysmë filxhan çaji me verë të bardhë

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja :

Përgatitet masa e qofteve si zakonisht por në vend të bukës i hidhet pak miell, pastaj hidhen mishi i grirë, veza, qepa, hudhrat, majdanozi, kripa dhe piperi.

Pasi përpunohet brumi, priten disa copëza të vogla për çdo racion.

Secilës prej copëza u jepet një formë sferike e cila nuk duhet të jetë më shumë se një kokërr arrë.

Më pas të gjitha qoftet i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

Pasi janë skuqur të gjitha qoftet, në tigan hedhim miellim dhe e kaurdisim derisa të zverdhet.

Në këtë moment hedhim verën, lengun e mishit ose ujë, dhe sapo të nisë të marrë një valë e hedhim në një tavë, në të cilën më parë kemi vendosur qoftet.

Pasi qoftet të marrin një valë me salcën shtohen arrat e shtypura mirë dhe të holluara me pak lëng.

Tava vendoset në zjarr ose në furrë të parangrohur edhe për 10-15 minuta të tjera.

Shërbehet e ngrohtë e ndarë në pjatanca dhe me pak majdanoz të grirë hollë sipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *