Koha e përgatitjes – 20 minuta
Përbërësit për 4 persona:
● 6 patate të mëdha
● 2 qepë të njoma
● 2-3 lugë miell
● 1 vezë
● vaj kikiriku për t’I skuqur ose atë që keni ju
Përgatitja:
1.Patatet e qëruara i grijmë me rende me vrima të mëdha, qepët i grijmë shumë imët me thikë. Patatet, bashkë me qepët e grira, i shtrydhim mire me dorë për t’u kulluar lëngun dhe i hedhim në një tas ku shtojmë vezën, miellin, kripë e piper dhe i përziejmë mirë.
2.Marrim pak nga brumi dhe me dorë u japim formë të sheshtë, gati 1 cm të trashë.
3.I skuqim në tigan me vaj të nxehtë për pak minuta në të dyja anët. I shoqërojmë me sallatë jeshile ose si kontorno për pjata me mish.