Qofte me gjizë në furrë

Vegjetariane

Përbërësit :

200g gjizë

90g proshutë (nëse nuk e dëshironi mund të mos e përfshini në recetë)

1 lugë gjelle me djathë të thërrmuar

250 ml ujë ose qumësht

1 vezë

Bukë të thekur të thërrmuar

Kripë

Piper të zi

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Për të përgatitur qoftet e shijshme me gjizë, në një tas të bashkoni gjizën dhe vezën.

Tani është radha e erëzave, nëse dëshironi spec djegës apo piper të kuq mund ta shtoni.

Më pas hidhni proshutën të cilën e keni prerë hollë, ujin apo qumështin dhe në fund djathin.

Përzjejini që të gjithë përbërësit derisa të keni formuar brumin e qofteve.

Mos u shqetësoni nëse masa është pak e ujshme, ende nuk keni shtuar bukën e thekur.

Filloni të shtoni nga pak, gjithmonë duke përzierë masën e qofteve.

Kur masa të jetë e plotë dhe të mos ngjitet në duar atëherë mos hidhni më bukë të thekur.

Merrni pak nga brumi me ndihmën e një luge dhe jepuni formën e qofteve me duar.

Vendosini qoftet në një tavë të cilën e keni shtruar me letër pjekjeje.

Spërkatini me pak vaj ulliri në sipërfaqen e tyre.

Piqni në furrë të ngrohur me 180 gradë për rreth 30 minuta, ose derisa të kenë marrë një ngjyrë të artë.

Pasi t’i hiqni nga furra, lërini pak të ftohen dhe shërbejini të ngrohta.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Pica 4 stinet
Kokteil Mai Tai
Supë kremoze me fasule të bardha
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Penne me ton dhe ullinj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *