Qepë të kuqe të mbushura meqë është sezon gripi

Perime

Përbërësit:

6 qepë

1 hudhër

1 patate e zier

100 g pançetë

50 g galetë

50 g djathë Parmigiano

2 vezë

50 ml qumësht

trumzë

kripë, piper, uthull, vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim qepët të ziejnë 10 minuta në ujë, ku kemi hedhur një lugë uthull. Ndërkohë skuqim pançetën e prerë në kubikë. Pasi të ftohen i presim qepët 2 cm nga ana e bishtit, heqim pjesën e brendshme dhe e shtypim. Në një tas përziejmë hudhrën e shtypur, purenë e patates, pançetën, galetën, djathin, qumështin, vezët, kripën, piperin, trumzën dhe formojmë mbushjen e qepëve. Pasi i vendosim në tavë, me pjesën e brendshme që hoqëm mbushim fundin e qepëve, që të mos na dalë mbushja. Më pas, hedhim mbushjen me lugë dhe i pjekim për 30-40 minuta në furrën e ngrohur më parë në 200 gradë celsius.

Per porosi kliko ne foto!