Pulë me ullinj dhe hudhra

Pjata kryesore

Përbërësit

1 pulë mesatare

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

1 qepë mesatare

2 lugë gjelle uthull molle

gjysme lugë gjelle rigon i grirë

125 ml lëng pule

1 gjethe dafine

150 gr ullinj pa bërthamë

1 tufë majdanoz

kripë

piper i zi

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht të zieni pulën për 10 minuta dhe të ruani lëngun e saj.

Më pas në një tigan në zjarr mesatar, shtoni vajin e ullirit, bashkë me qepën dhe hudhrën e grirë.

Lërini të skuqen për rreth 1 minutë dhe më pas shtoni pjesët e pulës të prera sipas dëshirës tuaj.

Është e rëndësishme që pulën ta ndani në copa më të vogla në mënyrë që të skuqet e gjitha në tigan.

Skuqeni me kujdes, derisa të gjitha anët e saj të kenë marrë ngjyrë të kaftë e më pas shtoni uthullën e mollës.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak verë të bardhë, rigonin, gjethen e dafinës dhe lëngun e mishit që ju teproi nga pula.

Vendosni një kapak mbi tiganin tuaj dhe lëreni pulën të ziejë tek lëngu për 20-30 minuta.

Derisa të shikoni që lëngu është përthithur i gjithi.

Në fund shtoni ullinjtë kokërr ose të coptuar, lërini të ziejë edhe për disa minuta me pulën para se ta hiqni nga zjarri.

Kur të jetë gati spërkateni me kripë, piper të zi, majdanoz të freskët dhe shërbejeni të ngrohtë.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Supë kremoze me fasule të bardha
Kokteil Mai Tai
Penne me ton dhe ullinj
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Pica 4 stinet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *