Pulë me perime furre

Pjata kryesore

Përbërësit :

1 pulë mesatare

4 patate

2 karrota

3 domate

1 spec i kuq

10 thelpinj hudhër

3 lugë gjelle vaj ulliri

50 ml ujë

1 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë çaji trumzë

2 lugë çaji majdanoz i grirë

kripë

piper i zi

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, ndani fillimisht pulën në copa të vogla duke i hequr me kujdes edhe lëkurën e tepërt.

Vendoseni në një enë të thellë dhe po aty shtoni karrotat e prera në rrathë të vegjël, patatet, specin dhe domatet e prera.

Hidhni kripë, piper sipas dëshirës pak trumzë apo rozmarinë, thelpinjtë e hudhrës dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Shtoni në fund dhe 3 lugë gjelle vaj, lëng limoni dhe ujë dhe lërini bashkë për 2-3 minuta.

Zgjidhni një tavë pjekje mesatare dhe vendosni në të pulën, bashkë me perimet dhe vajin e tyre.

Ndizni furrën në temperaturën 200 gradë C dhe kur të jetë e nxehtë futeni tavën të piqet për 50 minuta.

Kur perimet të jenë pjekur dhe pula gjithashtu mund ta nxirrni nga furra dhe të shtoni pak majdanoz të grirë.

Servireni pulën tuaj me perimet në anë apo me pak oriz të zier për një shije më të mirë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio
Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio VARCOSIN

Articles You May Like

Tavë me bamje
Reçel me boronica
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Supë me pulë e hudhra
Çaji i lëkurave të patateve për qarkullimin e gjakut dhe gurëve në veshka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *