Problemet shëndetësore që trajton lëngu i panxharit të kuq

Shendeti & Keshilla

Shenjat e plakjes së lëkurës

Falë ngarkesave të larta të betalain-eve në të, pirja e lëngut të panxharit të kuq mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës. Ju gjithashtu mund të aplikoni lëng të freskët të panxharit të kuq në fytyrë duke përdorur një tampon pambuku, veçanërisht në zonat që janë të pritura për rrudha si balli, sytë dhe këndet e gojës.

Lufton lëkurën e errët dhe të thatë

Vitamina C në lëngun e panxharit ndihmon në largimin e pigmenteve të tepërta të lëkurës. Kjo është arsyeja pse aplikimi i i lëngut të panxharit në zonat e errëta trupit mund t’ju ndihmojë të fitoni përsëri vetëbesimin tuaj. Gjithashtu, lëngu i panxharit, i pasur me vitaminë C mund të ndihmojnë parandalimin tharjes së lëkurës. Aplikoni dhe pini lëng panxhari në të njëjtën kohë për lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.

Parandalon akumulimin e toksinave

Lëngu i panxharit të kuq ndihmon mëlçinë sepse përmban ‘glutathione’, një lloj antioksidanti që është shkencërisht i provuar se detoksifikon mëlçinë. Kjo e fundit luan shumë role në organizmin tonë dhe eliminimi i substancave toksike, është vetëm një prej tyre.

Lufton aneminë që lidhet me mungesën e hekurit

Panxhari i kuq është një burim i mrekullueshëm hekuri, pasi, ndryshe nga mishi i kuq, ai nuk përmban kolesterol apo yndyra që lidhen me probleme kardiake nëse merret në doza të mëdha.

Lufton presionin e lartë të gjakut

Lëngu i panxharit të kuq është i pasur me antioksidantë dhe fibra distike, të cilat mbajnë presionin e gjakut në parametra normale. Presioni i lartë i gjakut sipas ekspertëve, shton riskun për sëmundjet e zemrës.

Pengon shumëfishimin e qelizave kancerogjene

Shumë studime kanë treguar se panxhari i kuq posedon veti antikancerogjene dhe kjo është arsyeja pse pirja e lëngut të tij rregullisht mund t’ju mbajë larg sëmundjeve si kanceri. Lëngu i panxharit të kuq përmirëson nivelet e oksigjenit në inde dhe rrit nivelet e pH, të dyja këto, shumë të rëndësishme për të parandaluar zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Lufton inflamacionin kronik

Konsumi i lëngut të panxharit të kuq është shumë i dobishëm për të kontrolluar inflamacionin me të cilin përballemi shpesh. Dhe inflamacion është i lidhur me një numër të lartë problemesh që nga përshpejtimi  i plakjes, tek shtimi në peshë, dhimbjet e kyçeve, diabeti, kanceri e sëmundjet e zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *