Pite me pulë

Receta per femije

Përbërësit:

500 gr miell për brumin

250 gr ujë

8 gr maja për pica

Për mbushjen:

200 gr karota

200 gr bizele të ngrira

100 gr selino

100 gr miell

50 gr gjalpë

30 gr selino

20 gr vaj ulliri

2 fileto pule

Qumësht

Kripë

Piper

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Për majonezën:

2 vezë

1 limon

1 spec djegës

Vaj kikiriku

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të ujë, maja, kripë, piper, vaj ulliri dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e ndajmë në pjesë të vogla të cilave iu japim forma rrethore dhe i lëmë të vijnë.

Presim në feta të holla fileton e pulës dhe e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht hudhrën, qepën, spec djegës, rozmarinë, selino, karota, bizele dhe në fund domate. Shtojmë në tigan kripë, piper dhe i përziejmë derisa të skuqen. Pasi perimet të skuqen pak mbi to shtojmë filetot e pulës të prera hollë në mënyrë që të piqet me avullin e perimeve.

Ndërkohë hapim brumin në formë pitesh dhe i pjekim në një tigan me pak gjalpë. Pitet e pjekura i mbushim me masën që përgatitëm në tigan, i mbështjellim me letër alumin dhe i fusim në furrë të piqen për 10 minuta në 220 gradë.   

Për t’i shoqëruar pitet në një gotë mikseri përgatisim majonezën. Vendosim një vezë të plotë, një të verdhë veze, lëngun e një limoni, kripë, piper, vaj kikiriku, spec djegës dhe hudhër. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet majoneza.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *