Perberesit:
2 pite frigoriferi
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 copa gjoks pule
2 lugë rozmarinë të freskët
2 lugë majdanoz të freskët
Kripë, Piper i zi
⅓ filxhan gjalpë
1 thelpi hudhër
1qepë mesatare
Qumësht
1 pako perime të ngrira
Letër alumini
Pergatitja:
1.Ngrohni furrën në 220 gradë C.
2.Vendosni 1 pite në një tavë të thellë dhe bëjini disa vrima me pirun.
3.Piqeni piten në furrën e parangrohur për 5 minuta. Pastaj hiqeni dhe vendoseni mënjanë të ftohet.
4.Nxehni vajin në një tigan mbi nxehtësi mesatare dhe hidhni gjoksin e pulës të marinuar me rozmarinë, majdanoz, kripë dhe piper.
5.Lëreni të gatuhet deri sa mishi të marrë ngjyrë kafe të artë, 2 – 4 minuta në secilën anë.
6.Ulni nxehtësinë dhe shtoni 2/3 filxhan supë pule dh elëreni të zihet 10 – 15 minuta.
7.Transferojeni mishin e pulës në një pjatë, duke e lënë të ftohet. Ndërkohë shkrini gjalpin në një tigan të madh mbi nxehtësinë e mesme.
8.Hidhni brenda hudhrën dhe lëreni të gatuhet rreth 30 sekonda.
9.Shtoni qepë, kripë, piper dhe gatuajeni derisa qepa të jetë e tejdukshme, rreth 5 minuta. Shtoni pak miell derisa të trashet përzierja.
10.Shtoni pak supë pule dhe qumësht duke e përzier vazhdimisht.
11.Hiqeni nga nxehtësia pasi përzierja fillon të trashet.
12.Priteni mishin e pulës në copa dhe përzieni me perimet e shkrira deri sa të kombinohen. Hidhni përzierjen e perimeve me mish në piten e pjekur .
13.Sipër vendosni një tjetër pite duke e vulosur mirë dhe dekoruar me gishta ose pirun, nëse dëshironi.
14.Vendoseni në furrë dhe piqeni derisa të marrë ngjyrë kafe të artë, 30 – 40 minuta.
15.Kontrolloni skajet gjatë kohës së pjekjes dhe mbulojini me fletë alumini nëse fillojnë të skuqen shumë.