Picë me petë byreku

Pica

Përbërësit:

1 pako petë byreku të freskëta 320 g
250 g miell
12 g maja birre me sheqer
400 g domate për salcë
1 e verdhë veze
150 g proshutë cotto me feta
300 g djathë i butë
Vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja:

Përgatisni brumin për picën. Krijoni një vrimë në miell dhe hidhini brenda 1.25 dl ujë të vakët ku keni shkrirë edhe majanë e birrës dhe 1 lugë të vogël sheqer. Pudrosni miellin nga jashtë me 1 lugë kripë të hollë dhe punoni me duar brumin derisa të bëhet i lëmuar. Lyeni me pak vaj dhe bëni një kryq sipër dhe lëreni të fryhet për 2 orë. Shtrijeni me duar në një tavë të vogël me letër furre, e cila duhet të jetë lyer me vaj. Lëreni të pushojë për 30 minuta dhe pastaj lyejeni me 2/3 e domateve të prera me copa të vogla, hidhni kripë dhe piper.
Priteni djathin e butë me feta shumë të holla. Mbuloni shtresën e domates mbi picë me fetat e proshutës, shtoni sipër fetat e djathit të butë, në fund copat e domateve që kanë mbetur. Shtoni piper.
Hapni petën e gatshme dhe vendoseni mbi picën. Duhet që të dy brumërat të puthiten mirë me njëri-tjetrin. Bëni me pirun disa vrima mbi petën. Lyeni sipërfaqen e picës me të verdhë veze të rrahur dhe piqeni në furrë të ngrohur me 200° për 30 minuta. Lëreni të ftohet për 5 minuta dhe shërbejeni.

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2Mhvq7i
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3dGh9MD
*Hypertea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3qSWnxj
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3bpHyf5