Përbërësit
Brumë pice
Salcë domateje
1 patëllxhan
1 kungull jeshil
1 domate e vogël
1/4 spec jeshil
1/4 spec i kuq
4 kërpudha Champignon
Disa gjethe borziloku
Disa gjethe majdanozi
2 gjethe sallatë jeshile
2 lugë gjellë vaj të aromatizuar
Udhëzimet
1.Hapim brumin e picës në një tavë me madhësi 30×40 cm dhe e pjekim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.
2.Ndërkohë marinojmë të gjitha perimet e prera në feta me vajin e aromatizuar dhe me pak kripë.
3.Vendosim në zjarr një tigan skare, presim sa të nxehet mirë dhe më pas kalojmë në të perimet për pak sekonda.
4.Hapim salcën e domates mbi brumin e picës, dhe vazhdojmë shtrojmë perimet e marinuara.
5.Shtojmë gjethet e borzilokut, majdanozit dhe sallatën e grirë.
6.E pjekim picën për 10 minuta në temperaturën 180 gradë.