Përbërësit:
- 1 lulelakër e madhe
- 2 vezë
- Djathë mocarela
- 1 lugë çaji rigon
- 1 lugë çaji borzilok i tharë
- 2 lugë çaji pluhur hudhre
- 1 filxhan salcë pice
- 12 gjethe të freskëta borziloku
- 12 feta domateje
- Djathë parmixhan
Përgatitja:
Copat e lulelakrës i grijmë në rende dhe i vendosim në mikrovalë për 8 minuta, më pas i lëmë të ftohen për 10 minuta.
Shtojmë vezët, djathin mocarela, rigonin, borzilokun, hudhrën pluhur dhe i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Ndezim paraprakisht furrën, por në maksimum.
Vendosim për të pjekur në furrë 12 feta pice për 15 minuta derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Mbi çdo fetë të pjekur vendosim salcë, gjethe borziloku, mocarela, djathë parmixhan apo djathëra të tjerë sipas dëshirës dhe fetat e domates. Picat lihen në furrë për 5 minuta dhe më pas shërbehen.