Ne kete version te pices, lulelakrat, specat, kerpudhat dhe ullinjte prezantojne nga nje stine te vitit. Ndani kater pjeset e pices ne kater ane me ane te nje litari me brume. Kjo i jep pices nje paraqitje interesante ne tavoline. Prijeni ne feta ne secilen ane dhe kenaquni duke ngrene pjese nga gjithsecila stine.
Perberesit:
Miell te mjaftueshem sa per nje pice (te vogel, te mesme te madhe)
28. 3 grame ose me shume salce te pices
Gjysme filxhani djathe
Dy filxhane kerpudha te prera
Nje luge vaj ulliri
5-10 zemre te lulelakres, te thara dhe te prera
Gjashte speca te kuqe te prera ne kafshata te vogla
Gjashte speca te verdha po ashtu te prera ne kafshata te vogla
Nje filxhan me ullinj
Dy luge vaj ulliri
Borziloke te prere dhe te fresket
Pergatitja:
1. Se pari nxehim furren ne 375 grade celsius dhe pergatiteni brumin e Picas, duke ndjekur pergatitjet per Picen, por rezervoni brume qe mund t’ju duhet me vone. Shperndajeni salcen e picas mbi mbrume ne secilen ane; sperkateni me djathe. Ndajeni brumin rezerve ne kater pjese. Bejeni rrathet duke e ndare picen ne kater pjese.
2. Ne mesin e tiganit pergatisni kerpudhat duke ia shtuar edhe nje luge vaj ulliri pasi ta kene marre me nxehtesine mesatare dhe nuk i ka mbetur aspak leng. Vendoseni ne nje te katerten e picas qe keni pjekur kerpudhat. Ne anen tjeter vendosni zemrat e lulelakres. Vendosni ne pjesen tjeter pjeset e specave dhe te pjeses se mbetur te ullinjve.
3. Futeni te pjeken ne furre te nxehur dhe leni ato 25 minuta apo deri sa te merr ngjyren e kafet. Lejoni qe te ftohet per pese minuta. Hidhni duke e sterpikur nje luge me vajin e ullirit qe ju ka mbetur. Hidhni edhe baziloke te prere. Prejeni picen ne çarje dhe shperbejeni menjehere. Nese eshte e madhe atehere mund ta perdorin edhe 8 persona.