Patate furre me limon dhe rozmarinë

Antipasta

Përbërësit :

1 kg patate  të ndara në gjysmë,

2 lugë gjelle me vaj ulliri,

Lëngu i një limoni,

3 thelbinj hudhër të grirë hollë,

1 lugë çaji me rozmarinë të thatë,

Kripë dhe piper sipas dëshirës,

2 lugë gjelle me gjalpë pa kripë,

Lëkura e një limoni të grirë hollë,

2 lugë gjelle me majdanoz të grirë,

2 degë rozmarine të freskët.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Ndizeni furrën në 200 °C.

Tavën ku do të piqni patatet, lyejeni lehtë me yndyrë, me pak vaj ulliri dhe gjalpë.

Vendosini patatet në rreshta dhe spërkatini me vaj ulliri, lëng limoni, hudhër, rozmarinë, kripë dhe piper.

Përziejini lehtë me lugë druri që të sigurohet shpërndarja e njëtrajtshme e erëzave, kripës dhe piperit.

Më pas, futeni tavën në furrë dhe piqini patatet për 25-30 minuta ose deri sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë me nuanca të arta dhe në sipërfaqe të jenë krokante.

Pasi t’i keni nxjerrë nga furra hidhni gjalpin dhe prisni deri sa të shkrihet plotësisht në sipërfaqen krokante të patateve të pjekura.

Përpara se t’i servirni në pjata, shtoni lëkurat e limonit, majdanozin dhe rozmarinën e freskët e cila do t’i japë pjatës një aromë dhe shije të mrekullueshme.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *