Patate furre me djathë

Pjata kryesore

Përbërësit :

5 patate mesatare

150-200g djathë i bardhë

4 lugë gjelle me salcë kosi

1 qepë e vogël

3-4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Si fillim të lani me ujë të bollshëm patatet.

Vendosini në një tenxhere dhe mbusheni atë me ujë që të ziejnë.

Kini kujdes pasi patatet nuk duhet të ziejnë plotësisht.

Për t’i qëruar sa më shpejt pritini rreth e rrotull me një thikë, aq sa të keni prerë lëkurën.

Futini në një tas me ujë të ftohtë e lërini për disa minuta aty.

Më pas mjafton që të tërhiqni lëkurën nga sy skajet e patates, dhe do t’i keni qëruar në shumë pak minuta.

Për këtë hap të radhës, përdorni një rende.

Grini të gjitha patatet dhe spërkatini me kripë dhe piper.

Bashkojini në një tas me djathin, qepën e grirë imët, vajin dhe salcën e kosit.

Por tregoni kujdes pasi nuk duhet që patatet të shtypen, dhe masa të ngjasojë me purenë.

Kalojeni të gjithë masën tek një tavë balte, ose nëse nuk keni përdorni një tavë qelqi.

Tavën ta lyeni mirë me vaj, kështu patatet nuk do të ngjiten.

Piqeni për 30 minuta në 180 gradë, ose derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë të lehtë të artë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *