Gjumi i mirë është thelbësor për funksionimin e fizikut, mirëqenien dhe shëndetin tonë të përgjithshëm. Mungesa e gjumit është një shenjë e mundësive për hipertension, depresion, sëmundje dhe lodhje. Ndaj për t’u kujdesur paksa për veten, mos përtoni një recetë thjesht dhe të shpejtë për nje çlodhje të garantuar.
Bananet kanë shumë kalicum dhe magnez, minerale që përmirësojnë cilësinë e gjumit. Këto minerale kur merren në sasi të minimizuar ose kur eliminohen nga dieta, ndikojnë negativisht në nivelin e kortizolit dhe bëjnë që venat dhe muskujt të lëshohen
Ndërsa kanella ofron përfitime të shumta shëndetësore. Ajo ka shije dhe aromë jashtëzakonisht të këndshme dhe ndihmon në lehtësimin dhe relaksimin e trupit. Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe në tretje
Ja receta idela dhe praktike
1 banane– pak kanellë– 1 tenxhere të vogël me ujë
Hiqni skajet e bananes dhe vendosini në ujë. Lëreni ujin derisa të vlojë për 10 minuta. Pastaj, nëpërmjet kullesës hidheni në një gotë të madhe
Së fundi, shtojini kanellë
Konsumojeni këtë pije të shijshme një orë përpara se të shkoni në shtrat për gjumë. Do të kënaqeni me shijen e shkëlqyeshme dhe me të mirat e shumta të cilat jua ofron kjo pije.