Paella Spanjolle me fruta deti

Fruta Deti, Gatime Deti

Nje nder gjerat me te mira qe mund te provosh ndonjehere eshte Paella spanjolle, dhe normalisht e bere ne menyre qe ata e bejne. Me origjine nga Valencia dhe e ndryshuar ne shume receta, sot po bejme nje gje super te thjeshte te beshme ne shtepi. Ngelet dhe vazhdojme te bejme gjera qe hidhen nje nga nje deri sa te behen pa ndonje shkence.

Perberesit:

  • 2 luge vaji
  • 250 gram pancetta I prere ne copa
  • 1 qepe e madhe e prere holle
  • 3 thelpinj hudher, te prera holle
  • 1 luge paste salce domateje
  • 3 luge te vogla paprika
  • 1 gote vere e bardhe
  • 3 gota oriz (preferueshem do ishte nga ato short-grain – I gjeni verdalle neper supermarketet e medha)
  • Kripe dhe piper.
  • 5 gota leng perimesh (lengu I perimeve nuk eshte gje tjeter pervecse nje qepe, disa hudhra, piper I kuq, dhe ca ereza te tjera, ose ose, pak uje te ngrohte me koncetrate perimesh 😉 )
  • 1 kavanoz spea te kuqe te skuqura, te prera gjatesore
  • 250 gram bizele
  • Fruta deti te ndryshme (250 gram karkaleca, 12 midhje te medha, 250 gram fileto peshku te bardhe)
  • Majdanoz I prere holle

Pergatitja

  • Per kete lloj do ju duhen ndonje tigan I holle. Zakonisht rekomandohet te behet ne zgare por le te jemi realist…nuk ka receta te veshtira ketu…
  • Zjarri duhet te jete I mesem. Ne nje tigan te madh nxehni vajin dhe gatuani pancetten deri sa te behet krokante per rreth 5 minuta.
  • Shtoni qepen dhe gatuajeni deri sa te zbutet. Shtoni hudhren, pasten e domateve, papriken dhe gatuajeni deri sa te behet fragrante per rreth 1 minute.
  • Shtoni veren dhe lereni te vloje dhe gatuajeni per rreth 3 minuta deri sa te kete iku pjesa me e madhe e veres. Shtoni orizin dhe gatuajeni duke e trazuar per rreth 3 minuta.
  • Oh se per pak harrova – marinojeni me kripe dhe piper.
  • Shtoni lengun e perimeve dhe cojeni ne vlim. Uleni temperature dhe gatuajeni per 8-10 miunta.
  • Shtoni specat e skuqur, midhjet dhe gatuajeni deri sa midhjet te hapen (zakonisht nja 10 minuta). Shtoni bizelet, fileton e peshkut dhe karkalecat. Mbulojeni me kapak, vlojeni dhe me pas gatuajeni per reth 8-10 minuta deri sa orizi te behet aldente dhe midhjet te jene hapur (10 minuta-ish). Hiqeni nga nxehtesia dhe lereni te mbuluar per 10 minuta (PA E HAPUR KAPAKUN!)
  • Sherbejeni duke hequr midhjet qe nuk jane hapur dhe me majdanoz te fresket