Oriz me midhje dhe perime

Gatime Deti, Pasta dhe rizoto

Përbërësit

1 kg midhje të pastruara

400 gr oriz

2 qepë

2 speca të kuq

2 speca jeshil

2 karrota

1 tufë kopër

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete grini hollë të gjithë perimet.

Më pas vini të skuqen në një tigan me pak vaj qepët bashkë me specat dhe karrotat e grira në kubikë të vegjël.

Shtoni po aty orizin dhe trazojeni për dy minuta derisa të fillojë të marrë pak ngjyrë.

Shuajeni me ujë dhe shtoni një gotë ujë dhe një gotë verë të bardhë sipas dëshirës.

Lëreni orizin të ziejë në zjarr të ngadaltë dhe shtoni midhjet, piperin e kripën.

Sipas nevojës shtoni edhe një gotë uji tjetër pak nga pak, e rëndësishme është që orizi të ziejë dhe të ngelet i ujshëm në tigan.

Gatuajeni përreth 25 minuta derisa orizi të zbutet plotësisht në zjarr të avashtë.

Në fund fikni zjarrin dhe shërbejeni orizin tuaj bashkë me pak kopër të grirë hollë.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *