Perberesit:
* 500 gr patate te vogla
* 1 koke e vogel brokoli e prere sipas luleve
* 2 fileta salmon
* 1 luge gjelle vaj ulliri
* 2 luge gjelle nenexhik i grire
* 8 veze te rrahura
* kripe
* piper i bluar ne moment
Pergatitja:
Ziejme patatet ne uje me kripe per rreth 15 minuta ose deri sa te behen. 4 minutat e fundit shtojme dhe brokolin. I kullojme sapo te behen.
Gatuajme salmonin ne avull deri sa te behet ne tere trashesine e tij. Presim patatet ne feta dhe i skuqim ne vaj ulliri, ne nje tigan te pershtatshem dhe per furre, ne zjarr te mesem, deri sa te fillojne te marrin ngjyre. Copetojme salmonin me duar dhe e shperndajme bashke me brokolin mbi patatet.
Perziejme vezet me nenexhikun, pak kripe dhe piper. I shtojme vezet ne tigan dhe i leme te gatuhen per rreth 6 minuta ose deri sa te mpiksen anash dhe te jene akoma te buta ne qender.
E fusim tiganin ne furre te nxehte ne 200 grade dhe e leme deri sa te behen plotesisht vezet dhe te krijojne kore.
E sherbejme omeleten te shoqeruar me sallate sipas preferences.