Musaka me lulelaker

Pjata kryesore

Ky është një ushqim që na bashkon e që e dimë se gjithkund mund ta gjejmë. Ndoshta me përbërje dhe shije të ndryshme por gjithkund ai paraqitet si kombinim i mahnitshëm i perimeve të shijshme dhe mishit edhe atë në shtresa. Madje edhe mishi nuk është i nevojshëm gjithmonë. Popujt tanë ishin aq të aftë dhe krijues në eksperimentimin me musaka dhe kanë bërë edhe versionet për vegjetarian. Kombinimet ndryshohen, emri mbetet i njëjtë. Në vazhdim një recetë të musakasë me lulelakër.

Musaka so karfiol_cover

Përbërësit:

– Një lulelakër
– 500 gram mish të grirë
– Një qepë
– 0.3 litra kos (jogurt)
– 2 vezë
– kripë, vaj gatimi, majdanoz të thata

musaka so karfiol1
musaka so karfiol2

Mënyra e përgatitjes:

Para se të përzihen perimet dhe mishi, fillimisht duhet të përgatiten. Qepa pritet dhe skuqet në tavë me pak vaj. Pastaj shtohet në tavë edhe mishi dhe skuqet për rreth 5 minuta.

musaka so karfiol3

Lulelakrën e ndajmë në pjesë më të vogla dhe e vendosim në ujë të vluar që të zbutet. Tani është koha që të përzihen. Në tepsi të lyer me vaj vendoset një shtresë lulelakër, pastaj një shtresë me mish dhe sërish një shtresë me lulelakër dhe në fund i shtojmë pak ujë të ftohtë. Piqet me kapak të mbuluar  në 200 gradë celsius për rreth 45 minuta deri në një orë. Në ndërkohë përzihen vezët dhe kosi. Tek musaka standarde për Maqedoninë e cila gatuhet me patate, vendoset qumësht mirëpo tek musaka me lulelakër kosi apo jogurti është zgjidhje më e mirë pasi i jep shije më të fortë dhe më të pasur.

musaka so karfiol6
musaka so karfiol5

Kjo përzierje i shtohet musakasë disa minuta para se ajo të jetë gati dhe lihet që të piqet pa kapak derisa të skuqet. Në fund do të keni ushqim të shijshëm e cila mund të vlerësohet si varianti më I lehtë i musakasë klasike. Madje nuk nevojitet shumë kohë për gatim. Gjithçka mund të jetë gati për një orë apo një orë e gjysmë. Për çdo rast, mirë është që të filloni të gatuani derisa nuk jeni shumë të uritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *