Përbërësit:
- ½ e filxhanit sheqer të kaftë
- ½ e filxhanit ketchup
- 700 gram mish të bluar
- ¾ e filxhanit, qumësht
- 2 vezë
- 1 ½ e lugës së cajit, kripë
- ¼ e lugës së cajit piper të zit ë bluar
- 1 qepë të vogël, të grirë
- ¼ e lugës së cajit gjingjer të bluar
- ¾ e filxhanit krekr të shtypur mirë
Përgatitja:
Duhet ta ngrohni furrën në 175 gradë C. Lehtësisht lyeni me yndyrë një tepsi me përmasa 12.7×22.86 cm. Shtype sheqerin e kaftë në fundin e tepsisë e cila është nxehur dhe shpërndaje ketchup-in përmbi sheqer. Në një enë për përzierje, përziji të gjithë përbërësit e mëssipërm duke i dhënë një formë të ruletit. Vendose mbi ketchup. Gatuaje në furrën e nxehtë për një orë, deri sa të thahet lëngu në tërësi.