Mish qengji në furrë me djathë dhie dhe qepë të njoma

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT PËR 6-8 PERSONA:

 • 1 kofshë qengji 1.5 kg pa kockë (bashkë me kockë të peshojë 2 kg)

• 100 ml lëng mishi ose perimesh

• 100 ml verë e bardhë.

PËR MBUSHJEN: 

10/15 fletë të vogla spinaqi ose pazi

• 1 tufë kopër

• 4 qepë të njoma–vetëm pjesa e bardhë e tyre

• 250/300 g djathë i bardhë kremoz, mundësisht dhie ose djathë i bardhë dhie i zakonshëm

• 2 lugë vaj ulliri

• 2 lugë gjalpë

• 2 lugë senape/mustardë

• kripë e piper sipas dëshirës.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

PËRGATITJA:

 Ndezim furrën në temperaturën 160° C. 1 Grijmë fletët e spinaqit, koprën, qepët në kubikë të vegjël dhe thërrmojmë djathin, nëse është djathë dhie i zakonshëm. I përziejmë në një tas me pak kripë e piper sipas dëshirës. 2Me një thikë me majë hapim mishin në formë libri dhe i heqim kockën, e mbushim në mes me përzierjen e mësipërme, e rrotullojmë si role, e lidhim me spango, e fërkojmë në gjithë sipërfaqen me pak kripë e piper dhe e lyejmë me senape. E vëmë në tavë me vajin e ullirit dhe gjalpin. Hedhim në fund të tavës një pjesë të verës dhe lëngut të mishit dhe më pas i shtojmë sipas nevojës gjatë pjekjes së tij. E vëmë të piqet për 1.5-2 orë, duke e rrotulluar herë pas here, që të piqet nga të gjitha anët. E nxjerrim nga furra dhe kur të jetë vakur pak, heqim spangon që e kishim.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Gjellë me bathë
Biskota të kripura me borzilok
Akullore me qumësht
Omletë me spinaq domate dhe djathë
Byrek me patëllxhanë dhe djathë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *