Perberesit:
1 kg miell
110 ml vaj luledieli
1 e bardhë veze ( e verdha përdoret për sipërfaqen)
1 majë luge kripë
10 gram maja birre
4 lugë gjelle sheqer
10 gram pluhur pjekës
300 ml qumësht
Për mbushjen: 147 gram puding çokollatë, 300 ml qumësht, 3 lugë gjelle sheqer
Për në sipërfaqe: e verdhë veze, një lugë gjelle vaj, sheqer pluhur(nese doni)
Pergatitja:
1.Për të përgatitur brumin në një enë bashkoni 8 përbërësit e parë përveç miellit. Miellin e shtoni gradualisht në fund pasi të keni krijuar një masë homogjene.
2.Për të përgatitur mbushjen, në një enë rrihni pudingun pluhur dhe qumështin. E lini mënjanë.
3.Hapni brumin me një petëz, e prisni në shirita të gjatë, vendosni një lugë gjelle nga mbushja dhe i rrotulloni më dorë për t’i dhënë formën e kruasantit.
4.Sipër i bëni 5 prerje të lehta me thikë. Kështu veproni më të gjithë kruasantët.
5.Në një enë të vogël bashkoni sheqerin, vajin dhe të verdhën e vezës. I lyeni sipër kruasantët dhe i lini të thahen për 20 minuta.
6.Në fund i fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.
7.I shtoni sipër pak sheqer pluhur dhe kruasantët janë gati për t’u shijuar!