Midhje sote

Gatime Deti

Përbërësit :


500 gr midhje

1 domate

1 thelbi hudhër

Kripë

Vaj ulliri

Verë e bardhë

Bukë e thekur

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :


Lani dhe pastroni mirë guackat e midhjeve në mënyrë që të largoni çdo papastëri që ato kanë në sipërfqe.
Më pas në një tigan të thellë ose tenxhere shtoni pak vaj ulliri, 1 thelbi hudhër dhe domaten e grirë hollë.
Lërini të skuqen derisa të nxehet vaji e më pas vazhdoni duke hedhur midhjet.
Shtoni pak kripë dhe mbulojini me kapak duke i trqzuar herë pas here.
Kur midhjet rë fillojnë të hapen sipas dëshirës shtoni 50 ml verë të bardhë dhe vendosini sërish kapakun te ziejnë në ujin e tyre.
Mos harroni ti trazoni herë pas here dhe kur te jeni hapur të gjitha hidhini në një enë të thellë bashkë me lëngun që kanë lëshuar.
Lëngun e midhjeve mund ta shoqëroni me bukë të thekur për më shumë shije.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Supë kremoze me fasule të bardha
Penne me ton dhe ullinj
Pica 4 stinet
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Kokteil Mai Tai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *