Midhje me kus-kus

Fruta Deti, Gatime Deti

Përbërësit

1 kg midhje

250 gr kus-kus

125 ml buljon peshku

1/2 gotë verë e bardhë

2 domate

1 spec djegës i kuq

1/2 spec jeshil

2 qepë të njoma

2 thelpinj hudhre

1 tufë majdanoz

70 ml vaj ulliri

Kripë

Piper

Udhëzimet

1.Vendosim në një tenxhere buljon peshku dhe e lëmë të marrë një valë.

2.E heqim nga zjarri dhe shtojmë kus-kus-in. E mbulojmë me qese mbështjellëse për ushqime dhe e lëmë të fryhet për 15 minuta.

3.Në një tenxhere vendosim qepën e grirë dhe hudhrat. Më pas shtojmë verën dhe midhjet, bashkë me guaskën. I lëmë për 15 minuta.

4.Pasi të jenë hapur midhjet, e vendosim masën bashkë me lëngun e krijuar te ena e kus-kus-it.

5.Shtojmë specat dhe domatet e grira në kube. Grijmë hollë majdanozin dhe e shtojmë në enë. Hedhim kripë dhe piper.

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2Mhvq7i
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3dGh9MD
*Hypertea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3qSWnxj
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3bpHyf5