Makarona në furrë me spinaq dhe gorgonzola

Pasta dhe rizoto

Perberesit:

400 gr makarona

1 kg spinaq

2 lugë gjelle vaj ulliri

200 gr pana

150 gr gorgonzola

250 gr rikota ( ose gjizë pa kripë)

80 gr parmixhano

Arrë moskat

Kripë, piper

Trumzë

Pergatitja:

1.Vendosim makaronat të ziejnë për 9 minuta. Ndërkohë kalojmë spinaqin në tigan deri sa të ulë nivelin e tij për 2-3 minuta.

2.Në një tigan tjetër vendosim gorgonzolën, rikotën, panën, parmixhanon dhe i lëmë deri sa të na formohet një masë kremoze.

3.Pasi spinaqi të jetë ftohur, i vendosim në një enë të thellë, i hedhim kripë, piper, arrë moskat, 1 gotë nga lëngu i makaronave, e kalojmë në blender dhe e kthejmë në pure.

4.Pasi makaronat të ziejnë, i kullojmë dhe i shtojmë në tiganin ku kemi salcën e bardhë me djathë dhe i trazojmë mirë .

5.Në një tepsi shtrojmë një shtresë me makarona me salcë të bardhë.

6.Mbi makarona shtrojmë një shtresë me krem spianqi e parmixhano.

7.Përsëri mbi purenë e spinaqit shtrojmë parmixhano, përsëri makarona dhe vazhdojmë kështu deri sa të na përfundojë pureja dhe makaronat.

8.Shtresa e fundit duhet të jetë me makarona, i shtojmë parmixhano dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 30 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *