Makarona me spinaq dhe proshutë

Pasta dhe rizoto

Përbërësit për 4 persona:

  • 300 gr makarona të vogla
  • ½ l qumësht
  • 250 gr djathë kaçkavall të grirë
  • 1 qepë të prerë hollë
  • 200 gr. spinaq të zier
  • 40 gr. gjalpë
  • 40 gr. miell
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 6 feta proshutë e pjekur Hako
  • 2 lugë majdanoz
  • 30 gr djathë të grirë

Përgatitja: 

Zieni makaronat në ujë të valuar me kripë dhe kullojini. Përgatitni një salcë të lehtë beshamel si më poshtë: Në fillim shkrini gjalpin, hidhni miellin dhe përzieni. Shtoni pak nga pak qumështin, duke përzier vazhdimisht. Pasi salca beshamel të jetë lidhur, hiqeni nga zjarri. Kur të jetë ftohur, shtoni djathin e grirë dhe makaronat e ziera. Përzieni mirë. Në një tigan kaurdisni qepën në vajin e ullirit ulliri. Shtoni proshutën e prerë hollë, dhe vazhdoni skuqjen për 5 min. Shtoni proshutën dhe spinaqin në masën e makaronave dhe hidheni në një tepsi të lyer me gjalpë. Shpërndani kudo nga lart djathin dhe piqeni masën në furrë të nxehtë në 180˚ për rreth 20-25 min. Shërbejeni duke përdorur për garniturë majdanozin e prerë hollë.

*GOslim & Matcha Slim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6
*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *