Makarona me salsiçe në furrë

Pasta dhe rizoto

Përbërësit

400 gr makarona të shkurtra (pene, rigatoni etj)

400 gr salsiçe e freskët

400 gr tul domatesh ose salcë

100 gr bizele

Gjysmë qepe

200 ml salcë beshamel

300 gr mocarela ose djathë i bardhë

30 gr djathë kaçkavall i grirë

125 ml uthull molle

Kripë

Vaj ulliri

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, merrni një tigan të thellë, shtoni qepën e grirë hollë dhe skuqeni në pak vaj ulliri.

Sapo qepa të jetë zbutur shtoni salsiçën e freskët të prerë në kubikë ose rrathë të vegjël.

Kini parasysh të zgjidhni salsiçe të freskëta të cilat përdoren vetëm të pjekura ose të skuqura.

Lërini të gjithë përbërësit të skuqen për disa moment derisa të fillojnë të marin ngjyrë e më pas mund të shtoni pak kripë e piper sipas dëshirës tuaj.

Kur salsiçja të ketë filluar të skuqet, shtoni bizelet të cilat mund t’I përdorni edhe të ngrira, bashkë me uthullën e mollës.

Sapo kjo e fundit të avullojë, shtoni salcën e domateve pak kripë dhe uleni zjarrin në minimum.

Salcën e përgatitur lëreni të gatuhet edhe për 10 – 15 minuta të tjera e më pas lëreni të ftohet në temperaturë ambienti.

Ndërkohë vini të ziejnë makaronat në ujë më kripë si zakonisht derisa të jenë “aldente”, pra jo shumë të ziera.

Kullojini dhe hidhini në një enë të thellë, po aty shtoni dhe salcën që përgatitët në tigan e më pas përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Po aty shtoni edhe beshamelën të cilën mund ta merrni të gatshme në dyqan ose të mësoni si përgatitët duke pare receten ne faqen tone .

Tek ena shtoni edhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe vazhdoni me përzierjen me kujdes derisa e gjithë ena me makaronat dhe salcën të ketë një pamjë uniforme.

Për pjekjen

Zgjidhni një tavë pjekje prej qelqi dhe shtroni aty makaronat duke i përhapur me lugë nëpër të gjithë sipërfaqen e saj.

Spërkasni sipër me djathë kaçavall të grirë dhe futeni të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

Në 5 minutat e fundit mund ta ngrini pak temperaturën në mënyrë që të përfitoni një shije më krokante.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *