Perberesit:
350 gr makarona të gjata
Djathë kaçkavall i grirë
500 gr mish i grirë viçi
1/2 qepë, e grirë hollë
2 feta buke të lagura në qumësht, vetëm tulin
1 vezë
1 lugë kafe hudhër pluhur
Kripë dhe piper i zi
Perberesit per salcen:
1/2 qepë, e grirë
400 ml salce domatesh
1 dorë borzilok
Vaj ulliri
Pergatitja:
1.Përgatisim brumin e qofteve duke bashkuar në një tas mishin e grirë me qepën, vezën, tulin e bukës të shtrydhur fort nga qumështi, hudhrën, kripën dhe piperin.
2.E lemë masën të pushojë për minimumi gjysmë ore në frigorifer mbuluar me leter celofoni.
3.Pastaj me duar të lagura marrim pak nga brumi i qofteve dhe i japim formë të rrumbullakët me madhësi sa një kokërr arre.
4.I skuqim në zjarr mesatar në pak vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët dhe i lemë mënjanë.
5.Përgatisim salcën e makaronave duke kavardisur në vaj ulliri qepën e grirë derisa të zbutet, shtojmë salcën e domateve, borzilokun dhe hedhim brenda qoftet me kujdes.
6.I vemë kapakun dhe i lemë të gatuhen për 10-15 minuta në zjarr të ulët. Ziejmë makaronat në ujë me krip.
7.Më pas i kullojmë dhe i spërkasim me pak vaj ulliri në mënyrë që të mos ngjiten.
8.Në pjatë, hedhim makaronat dhe sipër salcën me domate dhe qofte të vogla.
9.I spërkasim me pak djathë kaçkavall të grirë dhe i zbukurojmë me gjethe borziloku.