Lulelakër e pjekur me salcë djathi

Perime

Përbërësit :

1 lulelakër

6 lugë gjelle vaj ulliri

170 gr djathë i bardhë

56 gr krem djathi

Gjymë luge çaji fara speci djegës

Kripë

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ndizni furrën në temperaturën 200 gradë.

Më pas pastroni lulelakrën nva gjethet dhe lajeni mirë me ujë duke bërë kujdes që në asnjë moment të mos prishni formën e saj karakteristike.

Prisni fundin e saj në mënyrë që të qëndrojë e mbështetur drejtë, vendoseni në një tavë pjekje dhe shtojini 2 lugë gjelle vaj ulliri e pak kripë.

Futeni të piqet në furrë ashtu të plotë për 60-70 minuta derisa të zbutet plotësisht.

Ndërsa lulelakra gatuhet përgatisni salcën e djathit.

Në një mikser shtoni djathin e bardhë të thërrmuar bashkë me kremin e djathit dhe përzieni derisa të formphet një masë e njëtrajtëshme e kremoze.

Nga fundi i këtij procesi, ulni pak shpejtësinë dhe shtoni pjesëm tjetër të vajit të ullirit pak nga pak.

Përzieni sërish derisa e gjithë masa të jetë zbutur dhe më ps vendoseni në një enë të thellë për servirje me pak vaj, kripë dhe farat e specit djegës sipër.

Kur lulelakra të jetë pjekur, nxirreni nga furra lëreni të ftohet paksa dhe priteni në 4 -5 pjesë të mëdha.

Shërbejeni nëpër pjata dhe shoqërojeni më pas me salcën e djathit që sapo përgatitët.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE
*Parazol
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O7EJax
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3q0VFg2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *