Lule Laker Receta Gatimi

Perime

Si të gatuajmë një lulelakër

Përbërësit: 

1 lulelakër mesatare

2-3 lugë vaj ulliri

1 lugë e vogël paprika (të ëmbël ose të tymosur si të deshironi)

1 thelpi hurdhër pak kripë dhe piper të zi

1 lugë djathë parmixhano grirë disa degë rozmarine

Përgatitja: Lulelakrës hiqjani gjethet dhe vendoseni të ziejë në një enë me ujë të bollshëm me pak kripë dhe 2 lugë uthull. Lëreni nja 15 minuta të ziejë, hiqeni dhe lëreni të kullojë uji i tepërt. Përzieni bashkë vajin me një hurdhër të grirë imët, paprikan, pak piper të zi dhe pak kripë. Lyeni me këtë përbërje komplet lulelakrën me ndihmën e një peneli kuzhine. Spërkateni më pas me djathin e grirë. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni disa dege rozmarine. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° derisa kur shikoni që lulelakra është e thekërisur mirë dhe ka marrë një ngjyrë të bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *