Linguine me fruta deti

Gatime Deti, Pasta dhe rizoto

Serviret për (persona):2 Persona

Përbërësit

  • 1/2 pako makarona linguini
  • 1 tufë borzilok
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 spec djegës
  • 50 ml vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • 100 gr djathë Pecorino
  • 300 gr domate
  • 100 gr për lloje të ndryshme fruta deti (karkaleca, kallamarë, midhje, sepie)
  • 1 qepë e vogël.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Pastrojmë frutat e detit, presim sepjen dhe kallamarin në rripa, ndërsa karkalecat i pastrojmë nga lëvozhga, por duke ua ruajtur kokën.
  2. Presim në kube domatet, specin djegës dhe qepën. Hudhrat e borzilokun i presim hollë
  3. Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë, ndërsa në një tenxhere tjetër përgatisim salcën.
  4. Në tenxheren e salcës hedhim vajin e ullirit, qepën e grirë dhe hudhrat. I skuqim për pak sekonda.
  5. Shtojmë salcën e domates, borzilokun e grirë, frutat e detit të pastruara dhe të prera, specin djegës, kripën, piperin. E lëmë salcën të ziejë për 5-7 minuta.
  6. Në këtë moment dhe linguinet janë gati. I kullojmë dhe ua shtojmë salcës.
  7. Shtojmë në fund djathin Pecorino të grirë dhe vajin e ullirit.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *