Perberesit:
1 shalqi i madh ose 2 të vegjël
250 ml lëng limoni
100 gr sheqer pluhur i artë
1 litër ujë me gaz
1 lime, i prerë në feta
1 tufë mente
akull i grimcuar
Pergatitja:
Prisni pjesën e sipërme të shalqirit dhe zbrazni atë duke përdorur një lugë të madhe.
Shtypeni pjsën e kuqe përmes një sitë në një tas.
Vendoseni tulin në një blender (ose përdorni një enë të gjatë dhe blender dore) me lëngun e limonit dhe sheqerin, përpunojeni në një pure dhe më pas shtoni ujin me gaz.
Hidhni pak akull në shalqirin e zgavruar dhe mbusheni me përzierjen e limonatës. Pjesën tjetër e shërbejmë në një enë me feta lime dhe mente.
Lini një tas me akull shtesë të grimcuar në anë, në mënyrë që njerëzit të mund t’i shërbejnë vetes.