Përbërësit:
Patate të mëdha
Brokoli
Proshutë
Djathë mocarela
Vaj ulliri
Gjalpë
Kripë, piper
Rozmarinë
Përgatitja:
Ziejmë patatet përgjysmë pra të mos zbuten plotësisht. I pastrojmë lëkurën dhe I presim në feta me trashësi 1cm. Ziejmë brokolit dhe i presim në copa të vogla. Fetat e patateve I kalojmë në një tigan me pak gjalpë dhe rozmarinë për t’I pjekur nga të dyja anët deri sa të marrin ngjyrë të artë. Në një tavë, vendosim një shtresë patate, një me brokolit e coptuara të cilave u kemi rregulluar shijen me vaj, kripë e piper dhe një fetë proshutë. Vendosim shtresën tjetër të patates dhe sipër saj, djathin mocarela. E kalojmë në furrën e parangrohur për disa minuta deri sa djathi të shkrijë.