Lazanjë me patate dhe proshutë

Pjata kryesore

Përbërësit:
Patate të mëdha
Brokoli
Proshutë
Djathë mocarela
Vaj ulliri
Gjalpë
Kripë, piper
Rozmarinë


Përgatitja:
Ziejmë patatet përgjysmë pra të mos zbuten plotësisht. I pastrojmë lëkurën dhe I presim në feta me trashësi  1cm.  Ziejmë brokolit dhe i presim në copa të vogla. Fetat e patateve  I kalojmë në një tigan me pak gjalpë dhe rozmarinë për t’I pjekur nga të dyja anët deri sa të marrin ngjyrë të artë. Në një tavë, vendosim  një shtresë patate, një me brokolit e coptuara të cilave u kemi rregulluar shijen me vaj, kripë e piper dhe një fetë proshutë. Vendosim shtresën tjetër të patates dhe sipër saj, djathin mocarela. E kalojmë në furrën e parangrohur për disa minuta deri sa djathi të shkrijë.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv

Articles You May Like

Petulla të fshira
Byrekë të vegjël me djathë
Mish qengji me perime
Tortë me tre përbërës: Pa miell, pa sheqer, pa maja
Ja si të përgatisni qofte me hithra