Përbërësit për 6 persona:
500 gr tul mishi
500 gr gjizë
400 gr patate të qëruara
Miell gruri 100 gr
Miell misri 50 gr
50 gr ullinj pa bërthamë
1 vezë
Lëkurë limoni
Gjalpë
Hudhër
Kripë, piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Së pari zieni patatet dhe shtypini mirë deri sa të bëhen në formë pureje të trashë. Bashkoni te ena e patateve 2 llojet e miellit, kripën, piperin dhe vezën. Punojeni brumin dhe hapeni me petëz në një plan pune ku keni hedhur pak miell.
Me një thikë prisni kuadrate nga 10 cm dhe kalojini në ujë të vluar për 1 minuta.
Prisni mishin e viçit në copa të vogla. Kalojini në një tigan me pak vaj ulliri, hudhër dhe rozmarinë. Lërini të gatuhen në zjarr të fortë deri sa të marrin ngjyrë. Hiqni hudhrën dhe rozmarinën, ulni temperaturën dhe shtoni pak ujë që mishi të ziej e të zbutet. Kur uji të ketë aulluar shtoni ullinjtë, gjizën dhe rregulloni shijen me kripë,piper dhe lëkurën e limonit. Përziejeni deri sa të përftoni një masë të njëtratjshme.
Në tavën ku do shtroni lazanjën vini së pari një petë pastaj shtoni mbushjen. Përsëriteni veprimin 2 herë dhe përfundojeni mbushjen e tavës me një petë. Nëse doni mund të vendosni edhe salcë beshamel. Piqet për 15 minuta në 180 gradë.